Maqedoni
Vazhdon diskutimi i pr/buxhetit, Neziri: Buxhet parazgjedhor, PBB i fryrë; Fazli: PBB, në variantin më të keq, 2.1%
19.12.2020 16:00
Kuvedni vazhdon diskutimin rreth projekt buxhetit të shtetit për vitin 2021...

Opozita konsideron se projekt buxheti për vitin 2021 është abstrakt dhe i parealizueshëm. Marrë parasysh qeverisjen e deritanishme dhe realizimin e buxheteve paraprake, deputetët e opozitës konsideronjnë se me këtë buxhet nuk mund të arrihen tre qëllimet që ka vënë qeveria për vitin 2021. Projektimi i rritjes së PBB është fryrë ndërsa buxheti është parazgjedhor, konsideron opozita shqiptare.
“Në tre vjeçarin e mëparshëm kemi pasë një rritje mesatarisht prej 2.2%, llogarite, pas një krize apo pas një recesioni, sa mund të jetë në këtë vit rritje ekonomike që mendojmë se kjo nuk është planifikaur si duhet. Me mosplanifikimin e rritjes siç duhet do tëkemi ulje të të hyrave, që dmth nuk do të realizohet e planifikuara, dhe kjo detyron që të kemi rebalance, rritje të deficitit dhe rritje të borxhit publik”, u shpreh Adnan Neziri nga Ash.
Mirëpo deputetët e shumicës parlamentare pretendojnë të kundërtën. Sipas tyre PBB në varriantin më të keq do të jetë 2.1% ndërsa buxheti është vazhdimësi e buxhetit afatmesëm deri në vitin 2025.
“Pesimizmi me të cilin e filluat elaborimin tuaj, unë mendoj se nukl qëndron. Mirëpo edhe qeveria ka një dozë pesimizmi kur thotë se ky buxhet në variantin më të keq të mundhsmë do të përtfundojë me rritje 2.1-2.4%. Buxheti bazën e ka nga viti 2020, dhe buxheti 2021 vazhdon si bazë për planifikimin e buxhetit afatmesëm 2021-2025", theksoi Bedri Fazli nga BDI.
Të hyrat totale të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë Veriore për vitin 2021 janë planifikuar në nivelin prej 212.6 miliardë denarë dhe ato janë me 8.3% më të larta krahasuar me rebalancin e dytë të Buxhetit të vitit 2020, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 247.5 miliardë denarë ose 2.1% më të ulëta se rebalanci i dyti i Buxhetit të vitit të kaluar.
Kështu të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara rezultojnë në një deficit buxhetor prej 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose në shumën absolute prej 34.9 milion denarë.
SHPËTIM NUREDINI
