Maqedoni

Në pikën kufitare “Novo Sellë”: Konfiskohen rreth 100 kilogram marihuanë

19.12.2020 16:57

Në Vendkalimin kufitar Novo Sellë, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut...

Në Vendkalimin kufitar Novo Sellë, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë policia gjatë kontrollit në automjetin transportues “MAN”, me targa të Bullgarisë, të drejtuar nga një shtetas bullgar ka gjetur 102 paketime me marijuanë, të fshehura në një bunker të bërë special.
 
Nga Ministria e Brendshme thonë se parandalohet edhe një përpjekje për transport ndërkombëtar të drogës, ndërsa veprimi i fundit i policisë është edhe një dëshmi se lufta kundër krimit vazhdon.
 
Nga ana e nëpunësve policorë nga Sektori për polici kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, gjatë kontrollit të automjetit transportues “MAN” me shenja kombëtare bullgare, të drejtuar nga shtetasi bullgar A.K.K, ishin gjetur 102 paketime të marijuanës ose rreth 100 kilogram drogë, të fshehur në një bunker special, në pjesën e epërme të kabinës së automjetit.
 
SEDAT SELIMI