Maqedoni

Protesta e motoçiklistëve: Drejtësi për aksidentin në shtator 2020

19.12.2020 17:16

Një numër i konsiderueshëm i motoçiklistëve protestuan për siç thanë mosdënimin e kryersve...

Një numër i konsiderueshëm i motoçiklistëve protestuan për siç thanë mosdënimin e kryersve të veprave të rënda në komunikacion. Arsyeja për këtë protest është vdekja e motoçiklistit Gooce Dimitrievski nga Tetova dhe lëndimet e rënda të bashkëshortes së tij Natasha Dimitirievska e cila ishte shtatzëne dhe dhe si pasojë e aksidentit humbi fëmijën.
 
Ky protest është tërheqje e vërejtjes që të mos vazhdojnë ti motivojnë njerëzit të bëjnë aksidente  rrugore ku persona të pafajshmë humbin jetën ndërsa kryersit dënohen vetëm me kusht.Kjo protestë nëjherit është edhe porosi deri tek Gjykatat e Apelit që në mënyrë korrekte ti procedoj paditë.
 
"Në këtë numër të lëshimeve nuk është vetëm gjyqësori.Këtu është policia,personat ekspert ,prokuroria dhe të gjithë duhet të bartin përgjegjësi për sjelljen e tillë", shprehet e aksidentuara Natasha Dimitrievska.
 
"E gjithë kjo përfundoi me aktgjykim i cili në fakt është për lirimin e të akuzuarit pasi që gjykatësi vlerësoi se i akuzuari duhet të marrë dënim me kusht.Gjykatësit që miratojnë vendime të tilla dhe prokurorët që I përkrahin në mënyrë direkte ndikojnë në kaosin në rrugë dhe janë përgjegjës për situatën", theksoi protestuesi Bllagoj Martinovski.
 
"Kisha sitatën e njejtë për fat jamë vetëm me lëndime trupore, shpresoj të këtë drejtësi dhe këto gjëra të ndërpriten", u shpreh protestuesi Sasho Makallovski.
 
Ata shprehën pakënaqësinë nga vendimi i Këshillit të prokurorëve publik dhe Kolegjiumi i prokurorisë së lartë në Shkup,i cili nuk ka gjetur mangësi procedurale  tek prokurorja e cila e ka udhëhequr rastin para gjykatës duke thënë se e njejta ka vepruar sipas ligjit.
 
FLORIE BELULI KAMBERI