Maqedoni

Filipçe: Të mos festohet me tradicinalisht me grupime

19.12.2020 17:35

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë thirrje sërish që për festa të mos festohet...

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë thirrje sërish që për festa të mos festohet me grupimet tradicionale.
 
Ai ka deklaruar se qytetarët duhet që të jenë të vetëdijshëm dhe ta ruajnë trendin e uljes së personave që po hospitalizohen. Filipçe ka deklarur se masat e reja do të japin rezultate edhe më të mira.
 
“Bëj thirrje që këtë festë ta festojmë jo siç dijmë ta festojmë tradicionalisht me grupime. Të qëndrojmë të gjithë në shtëpi, të ndihmojmë në mos grupimin që të tejkalohet edhe kjo krizë. Besoj se masat e reja do të japin rezultate edhe më të mira. Po ulet numri i pacientëve të cilët pranohen në spitale dhe besoj se qytetarët me vetëdijen dhe ndërgjegjen e tyre do të ndihmojnë seriozisht të punësuarit shëndetësor”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.