Maqedoni
Investim kapital në FMN – Manastir, Kovaçevski: Angazhohemi për mjedis të pastër
19.12.2020 18:30
Në fabrikën e minierave dhe energjisë në Manastir përfunduan investimet kapitale në të trija blloqet...

Në fabrikën e minierave dhe energjisë në Manastir përfunduan investimet kapitale në të trija blloqet, kështu vlerëson Drejtori Gjeneral i SHA. EEM Vasko Kovaçevski ,sipas të cilit këto punime kanë për qëllim të dëshmohet në praktikë se angazhimet për mjedis të pastërt dhe ulja e emisionit të gazrave nuk janë vetëm premtime boshe.
Për këtë sipas tij, ka pasur përkrahje nga Qeveria, e cila dëshmoi se prioritet I saj janë projektet në sektorin energjetik.
"Sa i përket Fabrikës së Minierave dhe Energjisë - Manastir në tre vitet e fundit ne kemi zbatuar shumë aktivitete domethënëse dhe kemi marrë përgjegjësi. Konkretisht, ne bëmë tre riparime kapitale të blloqeve në Fabrikën e Minierave dhe Energjisë - Manastir dhe kjo na kushtoi 22 milion euro. Këto janë aktivitete që struktura e mëparshme e menaxhimit nuk i kishte bërë për gati shtatë apo tetë vjet. Planet tona investuese për Manastirin në të ardhmen janw parashikuar të ndërtohen termocentrale fotovoltaike brenda impiantit dhe pastaj transferimin gradual, dmt mbylljen e blloqeve të qymyrit dhe ndërtimin e termocentraleve me gaz", u shpreh drejtori gjeneral i Sh.A EEM, Vasko Kovaçevski.
