Botë
Në Shqipëri bien shifrat e covid-19: 538 raste të reja, 8 viktima, 405 të shëruar
19.12.2020 18:52
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit nga 2276 testime të kryera...

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit nga 2276 testime të kryera janë regjistruar 538 raste të reja me Covid-19 si dhe 8 persona kanë humbur jetën.
Kështu, numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 52.542 persona, prej të cilëve 23.637 janë raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID të moshave 58-85 vjeç.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831 që nga fillimi i epidemisë.
