Botë

SHBA-të lejuan edhe vasinën “Moderan”: Do të sigurhen 200 milion doza; Evropa në izolim gjatë festave

19.12.2020 19:41

Rregullatorët amerikanë kanë aprovuar vaksinën “Moderan” kundër Covid 19...

Administrata e Ushqimit dhe Barnave dha dritën jeshile vetëm një javë pasi produktet e imunizimit Pfizer dhe Biontek kaluan përmes filtrit.  Shtetet e Bashkuara mbeten në krye të listës me më shumë raste vdekjesh.
 
"Është e rëndësishme që ne të kemi një licencë për një vaksinë të dytë për të ndaluar sëmundjen e tmerrshme, e gjithë kjo ndodh në më pak se një vit pasi kemi mësuar për patogjenin", u shpreh drejtori i institutit kombëtare për shëndetësi Frensis Kolins.
 
Statisitika të frikshme vinë edhe nga kontineti Evropjan. Të gjitha lokalet janë të mbyllura dhe nuk lejohen tubime masive gjatë festave të fundvitit. E gjithë bota do të shpallet si zonë e kuqe. Do të ndërmerren masa rigoroze dhe do vendosen rregulla për mënyrën e festimeve.
 
"Këtë vit arritëm që ti organizojmë ndërrimet dhe të jemi bashkë në shtëpi për 25 dhjetor. Kësaj rradhe do të jetë më ndryshe sepse nuk do të festojmë bashkë me gjyshrit", theksoi motra medicinale nga Roma, Glenda Grosi. 
 
Edhe në Ceki janë ndërmarrë masa rigoroze. Ora policore fillon nga ora 23:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit. Lejohen grupime vetëm deri në 6 persona.
 
"Jemi të habitur nga I gjith ky izolim. Në periudhën e dimrit vizita në kopshtin zologjik është e vogël. Është e hapur por nuk ka njerëz", u shpreh drejtori i kopshtit zoologjik në Pragë, Mirosllav Bobek.
 
Për të shmangur valën e tret,Belgjika nuk vendos masa të reja,por i shtrengon të njejtat që janë në fuqi.
 
"Bëjeni këtë vetëm një herë, festoni vetëm një herë Krishtlindjet me një grup të vogël njerëzish. Nëse e kufizoni numrin e njerëzve, do ta kufizoni edhe përhapjen e virusit", theksoi kryeministri i Belgjikës, Aleksander De Kry.
 
Në të gjithë botën , nga fillimi i pandemisë janë infektuar saktë 76.013.847 persona, ndërsa në këtë moment prej tyre aktivë janë 21.050.440, tregojnë të dhënat e fundit Nga Kovid-19 deri tani kanë vdekur gjithsej 1.681.255 persona. Numër më të madh të rasteve të konfirmuara ka në SHBA – 17.888.353, Indi – 10.004.825, Brazil – 7.163.912, Rusi – 2.791.220 dhe Francë 2.442.990.