Radev: Rruga e RMV-së për në BE kalon nga Sofja
Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian....

Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian kalon nëpërmjet Sofjes, është decid presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
Ai për mediat bullgare ka thënë se aktorët politik në vendin e tij që nga viti i kaluar kanë arritur konsensus për vijat e tyre të kuqe dhe mbrojtjen e interesave nacionale. Prandaj është e papranueshme bindja e Shkupit zyrtar se mund të bëjë presion përmes qendrave evropiane, thotë Radev.
“Ajo kornizë e pozitës, sipas meje, është objektive dhe shumë e mirë. Ne kishim konsensus në Kuvend për këtë, por gjithsesi për fat të keq nuk arritën që atë të promovojmë shumë mirë në Bashkimin Evropian. Vëllezërit tanë me të vërtetë nuk kuptojnë se rruga për anëtarësim në BE nuk duhet të jetë i gjatë, pra përmes qendrave tjera evropiane më qëllim që të bëhet presion mbi ne, por rruga që veç më ia tregova presidentit Pendarovski dhe deputetit special është përmes Sofjes. Ne duhet të ulemi me udhëheqësinë e Maqedonisë së Veriut dhe të konfirmojmë mënyrën më të shpejtë për anëtarësim. Bullgaria ka interes më të madh që Maqedonia e Veriut të fillojë me negociatat.”,- deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
Karakaçanov: Nuk bëjmë kompromis me politikën anti-bullgare
Ndërkohë, edhe zëvendëskryeministri dhe ministri bullgar i mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, ka thënë se pozicioni i tyre është i saktë dhe i sinkronizuar me interesat evropiane dhe nacionale.
“Unë nuk do të bëj kompromis me politikën anti-bullgare dhe nuk më interesuan që disa nga partnerët tanë evropianë kanë pikëpamje të ndryshme. Kishte përpjekje për të na bindur. Kishte përpjekje për të na bindur për gjëra për të cilat nuk kishte argumente. Unë e kuptoj përpjekjen e disa prej partnerëve për të na detyruar të heqim dorë, por në fund Bullgaria duhet të kujdeset për interesat e saj.”,- u shpreh zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçnov.
Karakaçanov ka pranuar se ka presion nga vendet anëtare evropiane për të pranuar integrimin evropian të Maqedonisë pa asnjë vërejtje. (Sanije Duraku, TVM2)
