LSDM: Qeveria do të zhbllokojë integrimet, VMRO-DPMNE: Zaev, fajtor për veton bullgare

20.12.2020 16:15

LSDM beson se përpjekjet e Qeverisë dhe kryeministrit Zaev...

LSDM beson se përpjekjet e Qeverisë dhe kryeministrit Zaev do të japin rezultate pozitive në bisedimet me Bullgarinë dhe zhbllokimin e proceseve integruese.

Çdo pengesë lidhur me procesin eurointegrues të vendit mund të tejkalohet me sukses, vlerëson deputetja e LSDM-së, Lolita Ristovska.

“Si parti me keqardhje mund ta konstatojmë veton që ia dha Republika e Bullgarisë Maqedonisë së Veriut. Por njëkohësisht ajo na bën edhe më të fortë. Ne besojmë në përpjekjet e Qeverisë, në përpjekjet e kryeministrit që në të ardhmen në kontinuitet të punojmë me përkushtim në proceset eurointegruese. Besojmë në institucionet e Bashkimit Evropian dhe mendojmë se çfarëdo pengesa në të ardhmen do të tejkalohen me sukses.”,- deklaroi deputetja e LSDM-së, Lolia Ristova.

Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE vazhdojnë të fajësojnë kryeministrin, Zoran Zaev, për veton e vendosur nga Bullgaria dhe mosfillimin e bisedimeve me BE-në.

“Problemi me Bullgarinë është Zoran Zaev dhe koncesionet e tij. Zaevi ka premtuar dhe i ka dhënë garanci Bullgarisë për identitetin  në kompetenca të tij. Problemi i Maqedonisë është vetëm ajo që Zoran Zaev e ka rrënuar pozitën e Maqedonisë, pasi që ka koncesione ndaj interesave të huaja nacionale.”,- u shpreh zëdhënësi i VMRO- DPMNE-së, Naum Stoilovski.

Nga partia e Mickoskit thonë se me çdo deklaratë shtesë që vjen nga kryeministri Zaev, shkaktohet problem i ri dhe dëmtohet pozita e Maqedonisë. (Sanije Duraku, TVM2)