Buxheti për vitin 2021, përplasje midis deputetëve për planifikimet
Me vlerësime kontradiktore deputetët vazhduan të cilësojnë....

Me vlerësime kontradiktore deputetët vazhduan të cilësojnë projekt buxhetin e vitit 2021. Në debatin e sotëm maraton nuk munguan as përplasjet dhe akuzat për planifikimet buxhetore të vitit që vjen si dhe ato në vitet e kaluara. VMRO - DPMNE tha se buxheti është joreal.
“Nuk ka financa për shkollat, ambulancat, qendrën e re klinike. Thatë se keni bërë shumë projekte, do tu pranojë se për shëtitoren në Gjorçe Petrov në gjatësi prej 250 metra shpenzuat 500 mijë euro. Për këtë do të jepni përgjegjësi.”,- deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE–së, Bojan Stojanovski.
“Gjithçka që përmendët nga projektet do të realizohet me hua. Buxheti është planifikuar jorealisht. Tu rikujtojë se në 2.2 miliard euro bëtë kaos, ndërkaq tani me buxhet prej 4.2 miliard euro na bindni se kjo është zgjidhja e duhur.”,- tha deputetja e VMRO–DPMNE–së, Beti Stamenkovska Trajkoska.
Fjalimet e tilla, deputetët e LSDM-së i cilësuan i fjalime mitingjesh, ndërkaq vlerësuan përballjen e pushtetit me pasojat e krizës shëndetësore.
“Kjo qeveri i mbështet ndërmarrjet veçanërisht ato më të prekurat në këtë krizë. Ju nuk dolët në këto zgjedhje pasi e dini se kjo qeveri shpëtoi 283 mijë vende pune me pagesë direkte të rrogave.”,- theksoi deputeti i LSDM–së, Kostadin Kostadinov.
Përplasjet midis opozitës dhe shumicës nuk munguan as në pjesën e projekteve kapitale.
“Një gënjeshtër e madhe u tha dje nga Zaev se së shpejti do të nisin ndërtimin e autostradës Prilep – Manastir. Për këtë autostradë nuk kanë planifikuar asnjë denarë në buxhetin e vitit 2021. Dhe siç shprehej kryetari i juaj: turp të keni.”,- u shpreh deputetja e VMRO–DPMNE–së, Ana Llashkovska.
“Unë nuk turpërohem nga qeverisja 11 vjeçare e VMRO- DPMNE-së. Shpenzimin e pashpirt të parave, për tre vite askush nuk mund ta rregullon. Turpërohemi se për një top këtu në kuvend të jepni 6 mijë euro, 200 mijë euro për gjitha këto topa. Kjo është turpëruese, më incizoni, është turp për pallatin tuaj të bardhë.”,- tha deputetja e LSDM-së, Daniella Markovska.
Sipas LSDM-së, buxheti është i fokusuar në mbështetje të shëndetësisë dhe rimëkëmbjes ekonomike dhe nuk planifikon projekte përmendoresh joproduktive. (Meral Ismaili, TVM2)
