Mickovski: Do t’i kthejmë tabelat “okupatori fashist bullgar”

20.12.2020 18:07

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit, Zoran Zaev, që tabelat në të cilat shkruhet “okupatori fashist bullgar” të ndryshohen dhe të shkruhet “okupatori fashist”.

Ai nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka deklaruar se VMRO-DPMNE do ta përmirësojë këtë gabim historik.

“Unë jam i gatshëm menjëherë pasi ta fitojmë me popullin, që t’i përmirësojmë ato gabime historike dhe kundërligjore. Kthimin e tabelave që pasqyrojnë të vërtetën historike, ndërsa Zaev do t’i ndryshojë, do të jetë një nga gabimet që do t’i përmirësojmë.”,- ka shkruar Hristian Mickoski.

Zaev: Duam të gjejmë zgjidhje me Bulgarinë

Dëshirojmë që të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë, pasi jemi miqtë, por nuk është e qartë ku qëndron problemi, porositi ditë më parë kryeministri, Zoran Zaev. Ai tha se Maqedonia e Veriut ofron zgjidhje për heqje të bllokadës bullgare dhe hapje të rrugës drejt BE-së dhe pajtohet nëse duhet që edhe një herë të definohen punët e përmbajtura në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Ai është shprehur i gatshëm që tabelat në të cilat shkruhet “okupatori fashist bullgar” të ndryshohet dhe të shkruhet “okupatori fashist”.

Ndryshimi i tabelave në të cilat ndodhen mbishkrimet “okupatorët fashistë bullgarë” parashikohet në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të nënshkruar nga kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në gusht të vitit 2017. (Naim Ramadani, TVM2)