Krushevë, kapet sasi e madhe e hashashit, tre të arrestuar
Sektori i policisë së krim - sektorit për tregti të palejuar me drogë....

Sektori i policisë së krim - sektorit për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme kanë arrestuar tre persona nën dyshimin për tregti me marihuanë, të cilët janë kapur në fshatin Vboec të Krushevës. Bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Shkupi me iniciale T. S., një shtetas të Shqipërisë dhe shtetas të Kosovës. Të gjithë dyshohen për veprën “tregti ilegale” më lëndë narkotike. Nga MPB thonë se 22-vjeçari nga Shkupi ka tentuar t’i ik policisë, por është kapur në flagrancë.
“Për shkak të dyshimeve të bazuara se në një shtëpi në fshatin Vboec të Krushevës gjendet një sasi më e madhe e lëndës narkotike marijuhanë, e konfiskuar nga magazinat e një subjekti të autorizuar për kanabis medicine është kryer bastisje ku edhe janë gjetur 6 thasë në të cilat janë mbajtur 60 kg marijuhanë. Gjatë kontrollit është hasur edhe në një person i cili ka tentuar të ikë por shpejt është kapur dhe është konstatuar se bëhet fjalë për 22 vjeçarin nga Shkupi T. S.”,- theksoi Suzana Pranjiç nga MPB.
Me urdhër gjyqësor nga Gjykata Themelor në Krushevë janë bastisur edhe dhomat e marra me qira në Krushevë, ku kanë qëndruar T. S. nga Shkupi dhe tre persona të tjerë, V. K., R. K. dhe LL. S., me ç’rast është gjetur vaj hashashi dhe marijuhanë, ndërsa V. K. dhe R. K. janë arrestuar.
Të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor. Aksioni policor vazhdon në magazinat e subjektit të autorizuar për transport të kanabisit për qëllime mjekësore. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
