Maqedoni

Filloi me punë Qendra Endovaskulare në Spitalin Klinik të Tetovës

13.11.2014 18:10

Tani e tutje, banorët e rajonit të Pollogut për shërim të sëmundjeve dhe intervenimeve kardiovaskulare...

Tani e tutje, banorët e rajonit të Pollogut për shërim të sëmundjeve dhe intervenimeve kardiovaskulare nuk do të kenë nevojë të shkojnë deri në Qendrën Klinike në Shkup, sepse në Spitalin Klinik të Tetovës filloi me punë Qendra Urgjente Endovaskulare. 
 
Mjekët i bënë ndërhyrjet e para. Tek 4 pacientë, që kanë vënë stenda në zemër, intervenimi ka qenë i suksesshëm. 
 
Qendra do të jetë e hapur për ndihmë 7 ditë në javë dhe 24 orë pandërprerë, ndërkohë që kuadri është i specializuar.
 
SEVDJE METAJ-ZYBERI