“Covid 19”, 18 të vdekur, 357 të infektuar

20.12.2020 18:57

Në 24 orët e fundit virusi korona u ka marrë jetën....

Në 24 orët e fundit virusi korona u ka marrë jetën edhe 18 personave në vend, ndërsa numri i të infektuarve është ulur ndjeshëm.

Nga 1387 teste, janë regjistruar gjithsej 357 raste të reja me “Covid-19”.

Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur edhe për 689 pacientë të shëruar. Sa u përekt 18 të vdekurve, 7 pacientë janë nga Shkupi, në mesin e të cilëve edhe një i moshos 34 vjeçare, 2 nga Manastiri, 4 pacientë nga Ohri, 1 nga Koçani dhe një i vdekur nga Resnja.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me “Covid 19” arrinë në 78305, numri i pacientëve të shëruar është 54034, numri i të vdekurve 2292, ndërsa numri i rasteve aktive është 21979 pacientë.