Zaev: Në fondin anti-Kovid, 3.882 mijë euro
Individ, kompani dhe institucione deri më tani...

Individ, kompani dhe institucione deri më tani në fondin për luftë me virusin korona kanë dhuruar 3.882.290 euro ka bërë të ditur kryeministri, Zoran Zaev, me rastin e ditës ndërkombëtare të solidaritetit.
“Po e përfundojmë njërin nga vitet më të vështira në ekzistimin e shtetit tonë. Po përballemi me krizë planetare e cila shpresojmë se po e nxjerr më të mirën nga njerëzimi, solidaritetin,” - ka shkruar kryeministri Zaev në rrjetet sociale.
Sipas tij, në vitin që po e lëmë pas secili prej nesh po ndihmon në mënyrën e vet për kategoritë më të ndjeshme të cilët kanë nevojë për ndihmë.
“Gjest, buzëqeshje, ndihmë për të bërë Pazar atyre që janë në izolim, donacion, secili aq sa mundet. Besoj se edhe vetes edhe të tjerëve u dëshmuam se çfarë do të thotë solidaritet në vepër. Arritëm të bashkohemi dhe të funksionojmë si një, dhe kështu duhet të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Nëpërmjet shembujve personal ju ftoj të jap donacion secili aq sa mundet mjete apo të zgjedh mënyrë tjetër dhe ta dëshmojë ndjeshmërinë e tij ndaj bashkëqytetarëve,” - thekson Zaev.
Sipas tij secili nga e duhet të përkushtohet në tejkalimin e pabarazisë.
