Shqipëri, 14 të vdekur e 461 të infektuar

20.12.2020 19:45

Në Shqipëri shifrat e të prekurve me Covid kanë shënuar ulje...

Në Shqipëri shifrat e të prekurve me Covid kanë shënuar ulje, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 461 persona, nga 1927 testime. Por, numri i të vdekurve ka qenë më i lartë se një ditë më parë, pasi janë regjistruar 14 të vdekur. Njëherit njoftohet për 290 qytetarë të shëruar. Në 4 spitalet COVID në Shqipëri po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Kosovë, 8 të vdekur e 23 të infektuar

Ndërsa në 24 orët e fundit nga Kovid-19 humbën jetën edhe 8 persona në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 1001 persona të testuar janë regjistruar 223 raste pozitive.