Maqedoni

KSI: Izolim 14-ditor për udhëtarët nga Britania e Madhe

21.12.2020 10:22

Në mbledhjen e mëngjesit, Komisioni për Sëmundje Infektive propozoi izolim 14-ditor...

Në mbledhjen e mëngjesit, Komisioni për Sëmundje Infektive propozoi izolim 14-ditor për të gjithë qytetarët që do të vijnë në vend me fluturime të drejtpërdrejta nga Britania e Madhe.
 
Kjo masë e re e propozuar kufizuese për të hyrë në vend, siç njoftojnë, do t’i propozohet Shtabit të Përgjithshëm për koordinim për miratim. 
 
“Kufizimi u propozua pas informacionit që një mutacion i ri i koronavirusit po përhapet në Angli dhe sipas analizës fillestare epidemiologjike është ngjitës.Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk po shqyrton mundësinë për të propozuar masa shtesë, siç janë testet e detyrueshme PCR për hyrjen në vendin tonë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.