Botë
Pfizer-BioNTech, Europa pritet të miratojë vaksinën anti-COVID
21.12.2020 11:21
Sot, Agjensia Euvropiane e Barnave, pritet që të miratojë vaksinën anti-COVID...

Sot, Agjensia Euvropiane e Barnave, pritet që të miratojë vaksinën anti-COVID, Pfizer-BioNTech për shtetet e Evropës.
Pas presionit nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së për të përshpejtuar proçesin, pasi ende asnjë shtet europian nuk ka nisur vaksininim e qytetarëve, Agjensia Europiane e Barnave me bazë në Amsterdam e afroi datën.
Nëse Agjencia Europiane e Barnave do të miratojë vaksinën, pengesa përfundimtare është miratimi nga Komisioni Europian ditën e Mërkurë.
Kreu i KE-së, Ursula von der Leyen, ka synuar fillimin e vaksinimeve në periudhën 27-29 Dhjetor, pothuajse menjëherë pas Krishtlindjeve.
Pas miratimit të EMA, shumë shtete të Europës kanë lajmëruar se vaksinimet tek qytetarët do të nisin menjëherë në Itali, Gjermani, Greqi, Francë dhe Austri.
