Si mund t’ju ndihmojë kafeja të zbuloni nëse keni COVID-19?

21.12.2020 12:34

Një nga simptomat e zakonshme të COVID është humbja e nuhatjes dhe shijes.....

Një nga simptomat e zakonshme të COVID është humbja e nuhatjes dhe shijes.
 
Sipas medias së huaj,  këto simptoma janë bërë një sinjal i rëndësishëm për të zbuluar nëse një person është i infektuar.
 
Kështu që shumë njerëz do të zbulojnë se diçka nuk është në rregull me kafenë e tyre të parë në mëngjes.
 
Ndërsa shumica e njerëzve në botë pinë kafe në mëngjes, të gjithë me siguri do ta vërejnë nëse nuk ndiejnë aromën e njohur, pra ky pikërisht mund të jetë sinjali i parë që jemi të infektuar.
 
“Ndonjëherë humbja e nuhatjes te këta pacientë është simptoma e vetme, kështu që humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jetë testi më i thjeshtë që do të zbulojë gjendjen te njerëzit. Dhe kështu ata do të dinë që nuk bën të lëvizin jashtë dhe të përhapin infeksionin”, thotë James Schwob, profesor i biologjisë nukleare në Universitetin Tufts.