Maqedoni

Osmani në Austri, në fokus marrëdhëniet me BE-në

21.12.2020 12:14

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, mini turneun...

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, mini turneun në rajonin më të gjerë përfundon sot me vizitën në Austri. 
 
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, Osmani do të ketë takim me nikoqirin e tij, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Austrisë Aleksander Shalenberg dhe me ministren e Bashkimit Evropian dhe Kushtetutës së Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler.
 
“Në fokus të takimeve pritet të jetë integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe do të shkëmbehen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale politike dhe ekonomike-tregtare. Në bisedimet do të theksohet edhe kryesimi i vendit tonë me OSBE-në gjatë vitit 2023”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.
 
Ministrat, do të përqendrohen në situatën e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet me fqinjët, bashkëpunimin rajonal, si dhe çështje të tjera aktuale rajonale dhe ndërkombëtare. Në atë kontekst, do të shqyrtohen përpjekjet, bashkëpunimi dhe koordinimi midis dy vendeve në trajtimin e sfidave të pandemisë, thuhet në komunikatën e lëshaur nga Ministria e Punëve të jashtme e RMV-së. 
 
Ministri Osmani paraprakisht realizoi vizitë pune në  vendet anëtare të BE-së nga fqinjësia më e gjerë të Ballkanit Perëndimor, Republika e Çekisë, Rumania dhe Hungaria.