Maqedoni
Gjyqësori dhe regjistrimi i popullsisë, Zaev: Prioritet i qeverisë për vitin 2021
21.12.2020 14:00
Pastrimi i gjyqësorit është prioriteti kyç i qeverisë për vitiin 2021, theksoi kryeministri Zoran Zaev...

Pastrimi i gjyqësorit është prioriteti kyç i qeverisë për vitiin 2021, theksoi kryeministri Zoran Zaev duke prezentuar projektet që Qeveria do ti ndërmerr gjatë vitit të ardhshshëm, të emëruzar si “aksioni 2021. Procesi për pastrimin e gjyqësorit do të zhvillohet në disa faza, do të rishikohen dosjet e secilit gjykatës, gjithashtu do të kontrollohet edhe pronësia e gjykatësve dhe prororëve.
“Do të rishikohen dosje të plota, çdo gjykatës do të vlerësohet, do të ketë listë të kritereve që do të shqyrtohen për të gjithë gjykatësit, si kanë udhëhequr procedura, si kanë paraqitur dëshmitë, si janë dëgjuar dëshmitarët, posaçërisht në pjesën e procedurave të caktuara në lëndët e caktuara të cilat u vjetërsuan me prolongim. Do të iniciojmë ndryshime ligjore, në bazë të së cilit Prokuroria Publike do të duhet të njoftojë opinionin në mënyrë të rregullt dhe vazhdimisht për punën e saj dhe për lëndët për të cilat ka interes të posaçëm publik. Këtu para së gjithash mendoj për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Vitin e ardhshëm Zaev premtoi se do të zgjidh edhe problemin e kahmotshëm të vendit me regjistrimin e popullsisë. Premton process me kosto më të ulët se sa regjistrimi i dështuar në vitin 2011.
“Jemi të sigurt se do të vijojë operacion i suksesshëm i zbatuar sipas standardeve më të mira të Bashkimit Evropian. Kemi për qëllim që përmes propozim ligjit për regjistrim, ky operacion statistikor tani dhe në të ardhmen të mos trajtohet më si çështje politike. Regjistrimi do të kushtojë gjithsej 8 milionë euro, ajo është për 5 milion euro më pak se regjistrimi i dështuar në vitin 2011. Në vend të letrës do të ketë pajisje elektronike. Përgjigjet e pyetjeve do të merren nga baza e të dhënave që i kemi organizuar në tre vitet e kaluara. Regjistrimi do të realizohet në vitin 2021, sepse zhvillimi i vendit tonë nuk do të jetë i mundur pa rezultatet nga ky regjistrim.”, tha Zaev.
Gjithashtu si një nga prioritet për vitin e ardhshëm, Zaev paralajmëroi edhe thellim të luftës kundër dezinformatave.
ERSAN PAJAZITI
