Maqedoni

Covid 19, 30 pacientë të rinj në qendrat Covid në Shkup

21.12.2020 14:20

Në qendrat Covid në kryeqendër, numri i pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me virusin Korona ka arritur këtë të hënë në 497....

Në qendrat Covid në kryeqendër, numri i pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me virusin Korona ka arritur këtë të hënë në 497.
 
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 30 pacientë të rinj për shkak komplikimeve. 15 pranime ka pasur vetëm në klinikat interne, një pacient u hospitalizua në Klinikën e Nefrologjisë, tre në Institutin për TBC-së, tre në Klinikën e Dermato-venereologjisë, gjashtë pacientë në ORL dhe dy në Klinikën e syve. Në qendrat Kovid në Sitalin “8 Shtatori” ka pasur gjashtë pranime të reja.
 
Në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme janë hospitalizuar nëntë të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë lëshuar 13 pacientë të shëruar. Për momentin, në spitalin “8 Shtatori” ka gjithsej 107 të infektuar, në Kliniken e sëmundjeve infektive janë hospitalizuar 145 pacientë, ndërsa në Institutin e sëmundjeve infektive në Kozle ka 43 pacientë. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.
 
Përkundër numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, këtë mëngjes deri në orën 8 kishte rreth 30 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të rikuperuar, të lirohen vende shtesë në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive janë të oksigjenuara dhe mund të kujdesen pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.