Maqedoni

Ndalohen fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar, vetëizolim i detyrueshëm 14-ditor për udhëtarët

21.12.2020 14:38

Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Shtabi I krizave vendosi ndalimin e të gjitha fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar..

Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Shtabi I krizave vendosi ndalimin e të gjitha fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar në Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga atje në rrugë tokësore, ose me fluturime lidhëse nga vende të tjera, duhet të hyjnë në  vetë-izolim të detyrueshëm 14-ditor. 
 
Vaksinat anticovid, Zaev: Kërkojmë zgjidhje për blerje direkte
 
Teksa janë marrë masat për të mos lejuar që virusi i ri të hyjë në vendin tonë, qeveria ka ndërmarë të gjitha masat e nevojshme  edhe për furnizimin me vaksinave anti covid. Numri një i ekzekutivit thotë se të gjitha vaksinat janë në dispozicion  dhe pret të gjendte zgjidhje  ditëve në vijim për mundësinë ligjore për prokurimin e vaksinës në mënyrë të drejtpërdrejtë e më të shpejtë  nga prodhuesit. 
 
"Përveç sistemit Kovax, kemi negociata dhe bisedime të drejtpërdrejta me prodhuesit e vaksinave. Kërkuam zgjidhje deri në mbrëmje nga Byroja e Prokurimeve Publike, të cilët sipas rekomandimit të  Qeverisë javën e kaluar, duhet të japin  vendim se si mund të blejmë direkt  vaksinat. Sipas legjislacionit aktual duhet të ketë tenderë, procedura, konkurrencë. Nëse  BPP e nuk na jep një  zgjidhje, Ministria e  Shëndetësisë, ajo e Financave dhe Sekretariati i  Përgjithshëm i Qeverisë do të punojnë në ndryshimin e nenit të Ligjit për Prokurim Publik me Kapitullin Covid-19 për prokurimin e vaksinave, barnave etj që të jemi  në gjendje të bëjë prokurimin shpejt dhe drejtpërdrejt, përmes negociatave.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Grantet e BE-së për vaksinat, Zaev: Kemi ndarë mjaftueshëm fonde në buxhet
 
Sipas tij ekziston mundësia që një ndihmë  edrejtpërdrejtë në këtë drejtim të merret nga Bullgaria e Greqia fqinje, por ka negociata edhe me shumë vende të tjera europiane. Në videokonferencën që u mbajt në fund të javës që lamë pas, Komisioneri i BE-së,  Varhei tha se po konsiderohet ndarja e një granti prej 70 milion euro për Ballkanin Perëndimor për prokurimin e vaksinave. 
 
"Shteti, përveç mjeteve të ndara për sigurimin e  833,000 vaksinave, ka ndarë edhe një milion euro shtesë për furnizimin me insulinë dhe një reserve prej 60 milion denarëve  për furnizimin e vaksinave shtesë. Pozicioni ynë nuk është të presim për grante dhe t'i paguajmë ato vetë, duke pasur parasysh se kemi mjetet për t'i lerë vaksinat më shpejt. Grantet megjithatë janë të mirëseardhura.", tha Zaev.
 
I pyetur nëse  vendi është vonuar në kërkesat për prokurimin e vaksinës, Zaev tha se gjithçka ishte bërë në kohëdhe beson se vaksinimi do të bëhet paralelisht në të gjitha shtete sepse nuk do të kishte kuptim që diku të bëhej në dhjetor dhe në një shtet tjetër në mars.
 
FARIJE DAUTI