Maqedoni
Zaev: Kanabisi si ilaç, ndikon në zhvillimin ekonomik
21.12.2020 15:00
Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi ndryshime në Ligjin e lëndëve narkotike...

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi ndryshime në Ligjin e lëndëve narkotike, ku parashihet zgjerimi i listës së diagnozave për kanabis medicinal, dekriminalizimin e kanabisit për përdorim personal përmes ndryshimit të Kodit penale si dhe hapjen e debatit për legalizim të marijuhanës.Kanabisi ëhtë një ndër industritë me dinamike në botë dhe politika e Qeverisë është që edhe më tej ti përkrah kompanitë të cilat hynë në këtë biznes që në vendin tonë hap mijëra vende të reja pune që janë mirë të paguara tha Zaev. Për momentin në vendin tonë janë 59 kompani të licencuara.
"Besoj se në këtë drejtim, Kuvendi është i gatshëm të miratojë ndryshimet e propozuara ligjore për të cilin kishime bllokime të caktura periudhën e kaluar. Me miratimin e ndryshimeve ligjore dhe miratimin e Ligjit për lëndë narkotike do të mundësohet eksportimi i lules së kanabisit për qëllime mjekësore që do të stimulojë investime të reja, zhvillim dhe vende të reja të punës. Nëse e realizojmë këtë para Vitit të Ri, vitin tjetër do të prodhojmë kanabis në vlerë prej mbi 250 milion eurove. Nuk është e drejtë që dikush të shkojë në burg nëse përdor gjysmë gram kanabis, në kohën kur çdo kund në botë është e legalizuar për qëllime mjeksore dhe ekonomike.", tha Zoran Zaev, Kryeministër.
Kapja e 60 kg kanabis, Zaev: Hetimi do të tregojë kush është përfshirë
Sa i përket aksionit policorë në Krusheve ku u arrestuan 3 persona me 60 kg kanabis ,kryeministri Zaev tha se ia lë hetimit dhe MPB-së të veprojë mbi rastin.
"Besoj se hetimi do të tregojë kush për çka është fajor dhe ngjajshëm. Nuk është e rëndësishme se kush janë personat e involuvuar,nëse janë të involvuar ata duhet të përgjigjen pa mar parasysh kush janë dhe cila është lidhja e tyre ,me persona të rëndësishëm apo jo në shtet.", tha Zaev.
Nga MPB dhe prokuroria deri më tani nuk japin detaje për shkak të hetimit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
