Maqedoni

Legalizimi i lëndëve narkotike, ASH-AAA: Nuk do e votojmë një ligj të tillë

21.12.2020 15:13

Aleanca për shqiptarët dhe alternative, kanë reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Zoran Zaev...

Aleanca për shqiptarët dhe alternative, kanë reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Zoran Zaev, lidhur me Propozim Ligjin për legalizim të lëndëve narkotike.
 
Sipas partive shqiptare në opozitë, kryeministri më shumë ishte i interesuar për përfitimet që do të kishte Qeveria nga legalizimi i kësaj industrie, sesa për llogaritjen e pasojave dhe problemeve që mund të shkaktoj ky ligj te qytetarët e vendit. Sipas koalicionit ASH-AAA, kryeministri kërkon miratimin sa më të shpejtë të ligjit në kuvend në tentim për të fshehur edhe rastet e fundit me kapjen e lëndëve narkotike dhe rasteve tjera kriminale që po ndodhin çdo ditë me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
 
Koalicioni ASH-AAA nuk mbështet idenë për legalizimin të lëndëve narkotike dhe nuk do të votojë një ligj të tillë. Ata i propozojnë kryeministrit që një herë të pastrojë  rastet kriminale me narkotikët, me çka do të duhej një siguri më e madhe për qytetarët në rast legalizimi të kultivimit dhe përdorimit të mjeteve narkotike në vend. Gjithashtu kërkojnë edhe dorëheqjen e zv ministrit të brendshëm, pas përmendjes së një të afrëmi të tij gjatë një aksioni kundër lëndëve narkotike për arsye morale, por edhe për arsye që i njëjti mund të ndikojë në zbardhjen e rastit gjatë hetimeve dhe gjykimit të të njëjtit për veprën penale thuhet në reagimin e koalicionit ASH-AAA.