Maqedoni

Varianti i ri virusit Korona, Epidemilogët: Mutacioni ka qenë i pritshëm

21.12.2020 15:28

Në kohën kur vaksinat filluan të japin shpresë për fund të pandemisë persona zyrtare në Britaninë e Madhe...

Në kohën kur vaksinat filluan të japin shpresë për fund të pandemisë persona zyrtare në Britaninë e Madhe dhan alarmin urgjent, për variantin e ri të virusit Korona që shumë shpejt përhapet. Epidemiologu Dragan Danillovski,thekson se kjo ka qenë e pritshme në kohën kur njerëzit kanë filluar të krijojnë imunitet nga sëmundja.
 
"Shkenctarët janë të brengosur por nuk janë të befasuar nga variantet e këtilla, pasi që virusit i mbetet më vështirë të mbijetojë përshkak të rritjes së imunitetit tek njerëzit. Është e pritshme që tek ai të paraqiten mutacione që do ti mundësoj edhe më lehtë të përhapet dhe nga ana tjetër të shmang që të zbulohet nga imuniteti i njeriut. Gjithsesi se këto mutacione duhet të ndiqen dhe të përshkruhen kush nga ato çfar efekte ka.", tha Dragan Danillovski, Epidemiolog.
 
Deklarimet e personave zyrtar britanez se ky variant i virusit është 70% më trasnmetuese për Danailovskin ajo është vetëm teoretizim pasi që nuk është vërtetuar me eksperimente laboratorike. Hedh posht pretendimet se virusi është rezistent ndaj vaskinës.
 
"U paraqit brengosje se virusi mund të devalvojë dhe të bëhet rezistent ndaj vaksinës. Disa ekspertë thirrën në kujdes pasi që duhen vite që virusi të evaluojë mjaftueshëm që vaksinat e tanishme të jenë të pafuqishme. Nuk mundet që përnjëherë të ndodhë një mutacion i tillë katastrofik.", tha Danillovski.
 
Danaillovski shpreh brengosjen se në kohën kur disa vende evropiane do të fillojnë vaksinimin, për Ballkanin perendimorë dyshon se ajo do të realizohet në mars të viti të ardhëshëm. Thekson se së fundmi u publikua se mekanizmit Kovaks i mungojnë 2 miliard euro që të relizojë të planifikuarën dhe se vendet e pasura që tani i kanë blerë të gjitha sasitë e prodhura të vaksinës nga prodhuesit relevant. Dyshon se do të mbesë diçka nga solidariteti evropian, andaj është I qëndrimit se duhet kërkuar alternativë tjetër.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI