Maqedoni
Mërgata kumanovare: Mirëseardhje në vendlindje, por me kujdes
21.12.2020 15:53
Edhe në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, gjatë fundjavës, ka arritur një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve nga shtetet evropiane....

Edhe në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, gjatë fundjavës, ka arritur një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve nga shtetet evropiane. Nga mëngjesi në Kumanovë vërehej gjallëri më e madhe. Gjithsesi shumë familje janë gëzuar me ardhjen e të afërmive të tyre pas gati një viti, pasiqë gjatë verës shumica e tyre përshkak të Korona Virusit nuk kishin ardhur.
“Vij nga St.Galen i Zvicrës, rrugës kaluam shumë bukur, por gjatë ardhjes në pika kufitare kishte shumë mërgimtarë që vinin në vendlindje. Virusi ndoshta ekziston, ne nuk mundemi të themi se nuk ekziston, nuk ia kam frikën, vetëm Zotit i frikohemi, vetëm Ai e di se sa rrezik është, as që e kam menduar që shkaku i virusit mos të vij në vendlindje”, tha një mërgimtar nga Zvicra.
Mirëpo, mjekët krahas mirëseardhjes në vendlindje këtë herë rekomandojnë për kujdes dhe përgjegjshmëri për mbrojtje nga Virusi Korona.
“Sa i përket ardhjes së mërgimtarëve janë të mirëseardhur, por sigurisht dihet se duhet të respektohen rregullat, masat pra të cilat i ka vendosur Komisioni i Sëmundjeve Infektive, si mbajtja e maskave, të ruajnë distancën fizike, e cka është më e rëndësishme most ë grumbullohen në numër të madh. Poqë se kanë ndonjë telashe apo vërejnë ndonjë simptomë patjetët të paraqiten në qendrat tona spitalore për trajtim e most ë bëhet vonë”, tha mjeku Aliriza Osmani.
Në fund të theksojmë se gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Kumanovës janë regjistruar vetëm 4 raste të reja dhe një viktimë si dhe 29 të shëruar. Ndërkohëqë edhe numri i rasteve aktiva ka rënë dukshëm, aktualisht duke arritur në 576.
FATLUM AQIFI
