Maqedoni
COVID 19, 22 viktima, 129 raste të reja, 1122 të shëruar
21.12.2020 16:05
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 591 testime të bëra ka regjistruar 129 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 591 testime të bëra ka regjistruar 129 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 22 persona, ndërsa janë shëruar 1122 pacientë. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 63 raste, Prilepi me 14 Kavadari me 12 raste dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me COVID-19 e kanë humbur 20 pacientë, prej të cilëve tre pacientë nga Shkupi, nëntë nga Prilepi, dy në Strugë, nga një pacientë në Kumanovë, Dibër, Shtip, Veles, Manastir, Gjevgjeli, Dellçevë, Makedonska Kamenicë dhe Kërçovë.
Në Maqedoninë e Veriut, që nga muaji mars, me COVID-19 janë të diagnostikuar 78.434 persona, prej tyre 2.314 persona e kanë humbur jetën, 55.155 janë shëruar ndërsa 20.965 janë shëruar. Drejtuesit e institucioneve kanë apeluar për respektimin e masave shtrënguese që janë në fuqi; si mbyllja e objekteve të gastronomisë në orën 18.00, mos grumbullimi i më shumë se katër personave në ambiente publike, si dhe mos organizimi i manifestimeve në sheshet e qyteteve.
ERSAN PAJAZITI
