Maqedoni

Zjarrfikësit e Tetovës, kërkojnë pagesën shtesave të rrogës dhe festave

21.12.2020 16:30

Zjarrfikësit e Tetovës kanë dalë për të dytën herë me radhë në protesta....

Zjarrfikësit e Tetovës kanë dalë për të dytën herë me radhë në protesta, për të kërkuar zgjidhjen e problemit të tyre me pagesën e shtesave për rrogat dhe punën gjatë vikendeve apo ditëve të festës. Ata kërkojnë që të ulen bashkë me komunën për zgjidhje të këtij problemi, ose në të kundërtëën do të radikalizojnë protestat  
  
“Shtesat e rrogës në përqindje nuk janë reale, apo nuk janë në pajtim me marrëveshjen kolektive të përgjithshme të sektorit publik të Maqedonisë të vitit 2008. Ne kërkojmë në përllogaritjen e rrogës të futet edhe shtesa për punë jashtë orarit që kolegët në NJTZ Tetovë e punojnë secilin muaj.”, tha Goran Risteski, Kryetar i SPZ-së.
 
Përderisa komuna e Tetovës thotë se ky problem duhet të zgjidhet nga Qeveria, protestuesit thonë të kundërtën, se me ligj, komuna është ajo që duhet të zgjedh problemin me marrëveshjen kolektive dhe jo qeveria. 
  
“Gjitha këto kërkesa tonat kanë bazë Ligjore dhe komuna duhet ti kryej, megjithatë në këtë rast, jemi të mendimit se, ose nuk dinë ose nuk duan ta zgjidhin këtë ngërç që zgjidhet shumë shpejt. Nga këtu iu apeloj, nëse nuk dinë, këtu jemi që t`iu ndihmojmë të gjejmë zgjidhje.”, tha Sasho Mishevski, zjarrfikës.
  
Protesta e radhës e zjarrfikësve planifikohet të mbahet para komunës së Tetovës, nëse brenda kohës, nuk gjendet zgjidhje për pagesat e shtesave të rrogës. 
 
VISAR SADIKI