Integrimi në BE, Shalenberg: Çështjet dypalëshe, jashtë zgjerimit
Çështje dypalëshe dhe historike duhet zgjidhur....

Çështje dypalëshe dhe historike duhet zgjidhur, por jo në kuadër të procesit të zgjerimit. Kështu deklaroi minsitri i jashtëm austriak, Aleksander Shalenberg pas takimit të tij me ministrin, Bujar Osmani.
Ai njëherit shprehu publikisht dëshpërimin e Austrisë për pamundësinë e miratimit të kornizës negociuese për fillimin e bisedimeve me RMV—në dhe Shqipërinë këtë vit.
“Nuk dua ta fsheh se jemi shumë të dëshpëruar që nuk arritëm para fundit të vitit të fillojmë negociatat me RMV dhe Shqipërinë. Të jemi të qartë, nga prespektiva jonë, çështjet bilaterale duhet të jenë të ndara nga procesi i zgjerimit. Zgjerimi është proces i euripianizmit dhe jo proces i bilateralizimit dhe kjo duhet të dihet. RMV bëri gjithçka çka iu kërkua për fillimin e bisedimeve dhe mendoj se do të ishte fer që kjo të nodh sa më shpejt që është e mundur” – tha Ministri i Jashtëm austriak, Aleksander Shalenberg.
Osmani: Nuk dorëzohemi, rajoni meriton trajtim korrekt
Ishim të gatshëm të fillojmë bisedimet, por kjo nuk ndodhi dhe çdo prolongim i rradhës do të jetë gabim, tha ministri Osmani.
RMV e dinë se procesi i arritjes së konsensusit është i vëshirë, shtoi Osmani, duke theksuar njëkohësisht edhe rëndësinë e ruajtjes së besimit të qytetarëve ndaj zgjerimit të BE-së me Ballkanin. Siguroi se vendi do të vazhdojë me statregjinë për euro-itegrim, edhe përkudër dëshpërimeve që vijnë nga BE si pasojë e papajtueshmërive brenda vendeve të BE-së.
“Jemi të vetëdijshëm se procesi është kompleks, nuk është e lehtë të arrihet konsensus, por ne nuk do dorëzohemi. Përkundrazi, në mënyrë konstante përforcojmë punën në refroma, në raporte të mira ndërfqinjësore dhe do të punojmë në të gjitha sfidat që do të paraqiten deri në anëtarsimin e plotë në BE” – u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani.
Në kuadër të vizitës së tij në Austri, Osmani realizoi takime edhe me funksionarë të tjerë austriak. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
