Forum: Vlerat euro-integruese në procesin arsimor
Me anëtarësimin e RMV-së në NATO është me rëndësi të mësohet....

Me anëtarësimin e RMV-së në NATO është me rëndësi të mësohet edhe historia e aleancës, organizimi dhe fuksionimi i saj, dhe kjo të përfshihet në procesin edukativ, u tha në forumin mbi vlerat euro-atlantike nën prizmin e procesin arsimor.
“Hulumtimi tregon se pakti veriatlantik është i pranishëm në të gjitha programet mësimore në vendet e Evropës Juglindore” – tha profesori i Historisë, Ilo Trajkovski.
Për Solomon Pasin nga klubi euro-atlantik bullgar, lidhja e RMV-së me Bullgarisë në nivel mësimor dhe shkencor do të mundësonte integrim më të shpejtë të vendit në BE. Pasi, sugjeron Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë të bëjnë llogaritje të njëjtë të kohës si dhe ta harmonizojnë kalendarin religjioz, gjërat të cilat ai mendon se mund të kontribojnë në përafrimin e vendeve.
“Edhe pas presidencës gjermane me BE-në, unë do të them se jam maqedonas sepse si maqedonas më tepër do të kontriboj në anëtarsimin në BE. Çelësi për antarsim më shumë është në dorën e aplikuesit sesa në dorën e anëtarit të BE-së” – tha Kryetari i klubit Euro-Atlantik, Bullgari, Solomon Pasi.
Ndërkohë, amabasadori në NATO, Dane Talevski, përkujton se nuk ka mbaruar integrimi i plotë në NATO sepse sipas tij, kemi edhe shumë reforma të parealizuara.
“Procesi i reformave shtëpiake nuk ka mbaruar. Duhet ti vazhdojmë në vazhdimësi reformat në segmentin politik, ushtarak dhe të sigurisë, deri në integrim të plotë në NATO” – theksoi Dane Talevski, Ambasador në NATO.
Talevski thotë se duhet shfrytëzuar momenti i bashkëpunimit bilateral me vendet fqinje të cilët para nesh janë integruar në paktin veri-atlantik, me qëllim që të nxirren përvojat e tyre dhe të shfrytëzohen në vendin tonë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
