Arrestohet nga pjestarët e FSB-së ruse avokatja që punon me Navalny

21.12.2020 20:46

Avokatja Lyubov Sobol që punon për organizatën joqeveritare të Alexei Navalnyt....

Avokatja Lyubov Sobol që punon për organizatën joqeveritare të Alexei Navalnyt, Fondacioni Kundër Korrupsionit (FBK), është arrestuar pranë shtëpisë së Konstantin Kudryavtsev - një nga operativët e Shërbit Sekret rus (FSB) që dyshohet se ishte përfshirë në helmimin e politikanit opozitar.

Pjesëtarët e FSB-së, shpjeguan se ata "morën një ankesë nga banorët" kundër Sobolit. Sipas medieve, një person tjetër është arrestuar gjithashtu afër shtëpisë së Kudryavtsevit. Gjatë ditës, Navalny ka publikuar detajet e operacionit për tentim-vrasjen e tij nga FSB-ja ruse.

Ai kishte identifikuar Kudryavtsevin, si një nga agjentët e dyshuar nga Instituti i Kriminalistikës dhe Helmeve të FSB-së. Një hulumtim i përbashkët midis Bellingcat, The Insider, Der Spiegel dhe CNN, ka zbuluar të dhëna që implikojnë FSB-në në helmimin e kundërshtarit të Vladimir Putinit.

Sipas raportimit, helmimi që ndodhi në muajin gusht 2020, duket se ka ndodhur pas viteve të mbikëqyrjes, i cili filloi në vitin 2017 menjëherë pasi Navalny njoftoi për herë të parë qëllimin e tij për të kandiduar për president të Rusisë.

Kujtojmë se më 20 gusht, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Ai ishte dërguar në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar me Novichok.