Maqedoni

Parashikimi i motit

22.12.2020 09:03

Moti në vend do të jetë me vranësira mesatare, në mëngjes në lugina me mjegull dhe vranësira të ulëta...

Moti në vend do të jetë me vranësira mesatare, në mëngjes në lugina me mjegull dhe vranësira të ulëta. Në disa lugina, mjegulla do të mbetet në pjesën më të madhe të ditës. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 8 deri 13 gradë celcius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil. Të premten meteorologët paralajmërojnë reshje të shiut dhe borës në disa vende.