Maqedoni

25 vjet marrëdhënie diplomatike RMV- SHBA, promovohet pulla e re postare

22.12.2020 09:32

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe drejtori i Postës...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe drejtori i Postës, Jani Makraduli, sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të promovojnë pullën postare me rastin e 25- përvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.
 
Në promovimin e pullës, përmes video-konferencës do të marrin pjesë edhe ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Filip Riker dhe ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Mari Berns.