Maqedoni
Masa parandaluese shtesë kundër virusit Ebola
14.11.2014 14:37
Pas paraqitjes së rasteve të reja të sëmundjes Ebola, Afrika Perëndimore po nxiton që të imponojë...
Pas paraqitjes së rasteve të reja të sëmundjes Ebola, Afrika Perëndimore po nxiton që të imponojë masa të rrepta për të frenuar virusin vdekjeprurës.
Kontrollet shëndetësore përgjatë kufijve të Malit janë rritur pas vdekjes së një infermiere 25 vjeçare, e cila e mori sëmundjen nga një imam i Guines.
Më 13 nëntor, një mjek nga i njëjti spital është diagnostifikuar me sëmundjen. Më shumë se 90 persona janë vendosur në një karantinë në kryeqytetin e Malit, Bamoko.
Rasti i parë i paraqitur në Mali ishte 2 vjeçarja e infektuar në Guinea, e cila ka vdekur në muajin tetor.
