Botë

OBSH: Nuk ka asnjë provë që lloji i ri i COVID-19 shkakton “sëmundje të rëndë ose vdekje”

22.12.2020 11:03

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus...

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus raportoi se nuk ka asnjë provë që lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) shkakton “sëmundje të rëndë ose vdekje”.
 
Gjatë një konference për shtyp të organizuar në selinë e OBSH-së në Gjenevë të Zvicrës, Gherbreyesus tha se“Ditëve të fundit ka pasur lajme në lidhje me llojet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Afrikës së Jugut. Viruset me kalimin e kohës kalojnë nëpër mutacion dhe kjo është e natyrshme dhe e pritshme”.
 
“Sidoqoftë, deri më tani nuk ka asnjë provë që ky virus shkakton fuqishëm sëmundje serioze ose vdekje”, tha Ghebreyesus, duke theksuar se Britania kishte raportuar që speciet transmetohen më lehtë.