Maqedoni

Pendarovski, bllokada Bullgare: Keqpërdoret procesi i aderimit të RMV-së

22.12.2020 11:33

Bullgaria e shfrytëzon procesin e aderimit në BE për të çelur disa çështje...

Bullgaria e shfrytëzon procesin e aderimit në BE për të çelur disa çështje, që nuk do të mund ta bënte pas anëtarësimit në Bashkimin, ndërsa sipas disa politikanëve bullgarë Sofja është dashur ta bllokojë Maqedoninë e Veriut ende gjatë hyrjes në NATO në vitin 2018, por atëherë kjo nuk ka qenë e lejuar për shkak të interesave gjeo-strategjike të forcave perëndimore.

Këtë e theksoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në intervistën e botuar sot për gazetën ruse “Komersant”, duke u përgjigjur në pyetjen pse Bullgaria ka vendosur të na bllokojë tani. Presidenti përkujton se Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE prej vitit 2005, ndërsa për shkak të kontestit me Greqinë rreth emrit është pamundësuar të fillojnë bisedime për anëtarësim. Stevo Pendarovski, në intervistën e tij të parë për mediat ruse, lidhur me prolongimin e procesit të integrimit në BE, sqaroi se kjo ka ndodhur për shkak të pozicionit të Bullgarisë, që ka të bëjë me identitetin e maqedonasve dhe e konteston gjuhën maqedonase. Ai theksoi se në raport me atë se maqedonasit asnjëherë nuk do të heqin dorë nga identiteti i tyre dhe gjuha e tyre nuk ka kurrfarë dallimesh mes pushtetit dhe opozitës. Për atë nëse hapi i këtillë i Sofjes është i lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Bullgari në pranverë, shefi i shtetit përkujtoi se ai këtë pozicion tashmë e ka përmendur dhe se për këtë ka reaguar Sofja, se askush atje nuk e shfrytëzon kontestin për shkak të rejtingut.