Botë

SHBA, operacion i hakerëve të sofistikuar, thyhen llogaritë e email-eve në financat

22.12.2020 12:04

Dhjetëra llogari email-i të punonjësve në Departamentin e Thesarit janë kompromentuar nga hakerë të sofistikuar....

Dhjetëra llogari email-i të punonjësve në Departamentin e Thesarit janë kompromentuar nga hakerë të sofistikuar, përgjegjës për një fushatë të gjerë spiunazhi kundër agjencive federale amerikane, pohoi zyra e Senatorit Ron Wyden.
 
Në deklaratën me shkrim, thuhet se Komisioni i Senatit për Financat ishte informuar mbi aktivitetin e hakerëve në email-et e Departamentit të Thesarit dhe se duket që ka qenë një operacion me përmasa domethënëse. Wyden, demokrati më i lartë në komision, tha se kompania Microsoft e kishte njoftuar departamentin se dhjetëra llogari email-i ishin kompromentuar dhe se hakerët kanë hyrë edhe në sistemet e komunikimit të zyrtarëve më të lartë.
 
Por ndërkohë senatori e pranoi se aktiviteti i hakërimit përfshin edhe vjedhjen e çelësave të kriptimit.