Botë

Afrikë, mbi 16 mijë të infektuar të rinj në 24 orë

22.12.2020 12:17

Numri i të infektuarve me COVID-19 në kontinentin e Afrikës.....

Numri i të infektuarve me COVID-19 në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 540 mijë.
 
Gjithsej 2.540.280 persona deri më tani kanë rezultuar pozitivë me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 16.599 persona, sipas faqes së internetit “Ëorldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
 
Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 59.624, me një rritje prej 429 viktimash në 24 orët e fundit. Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 24.907 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 7.130 dhe Maroku me 7.000.
 
Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.
 
Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 930.711 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 418.002 raste dhe Egjipti me 126.273. Deri më tani, 2.126.462 persona të infektuar janë shëruar.