Botë

Turqi, mbi 19 mijë të infetuar në 24 orë

22.12.2020 13:34

Turqia raportoi 19.103 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit...

Turqia raportoi 19.103 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 3.412 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
 
Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.043.704 me shifrat e fundit, treguan të dhënat. Ndërkaq, 34.419 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 1.835.705, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 18.351, me 254 viktima të reja, që është shifra më e lartë deri më tani.
 
Në gjithë vendin janë kryer 196.110 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 22,6 milionë. Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.192.
 
Turqia ndërkohe izoloi udhëtarët që mbërrinin nga Britania e Madhe, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut edhe nëse ata rezultonin negativ në testin për COVID-19, deklaroi ministri i Shëndetësisë.
 
Të gjitha arritjet në Turqi nga Britania e Madhe që nga 14 dhjetori janë identifikuar dhe 4.603 pasagjerë janë izoluar në vendbanimet e tyre.
 
Turqia të dielën vonë u bashkua me vendet e tjera Evropiane në ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe dhe vendet e tjera për shkak të shqetësimeve rreth llojit të ri të koronavirusit që transmetohet më shpejt.
 
Masa erdhi ndërsa disa vende evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë, njoftuan pezullimin e fluturimeve nga Britania e Madhe mes lajmeve shqetësuese.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu u kërkoi vendeve evropiane që të dyfishojnë masat e tyre shëndetësore për shkak të llojit të ri që po përhapet me shpejtësi.