Maqedoni
Mblidhen krerët e Pollogut për deponinë
14.11.2014 14:44
Kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut, në kuadër të punimeve të Këshillit Komunal të Gostivarit...

Kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut, në kuadër të punimeve të Këshillit Komunal të Gostivarit, diskutuan për çështjet rajonale, me theks të veçantë për problemin me deponinë rajonale.
Sipas kryetares së Këshillit të Rajonit të Planifikuar të Pollogut, Teuta Arifit, ky proces së shpejti do të riaktivizohet.
Ajo më tej deklaroi se ky lloj i takimeve jashtë Qendrës së Rajonit në të gjithë komunat, e tërheq vëmendjen e opinionit dhe publikut për çështjet që janë të rëndësishme.
