Maqedoni
Ministri bullgar i shëndetësisë: Do të sigurojmë vaksinën për qytetarët e RVM-së
22.12.2020 14:50
Republika e Bullgarisë do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut një pjesë të dozave të saj të vaksinave kundër Covid-19....

Republika e Bullgarisë do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut një pjesë të dozave të saj të vaksinave kundër Covid-19 të siguruara direkt nga prodhuesit. Kjo u dakordua në mbledhjen e Qeverisë bullgare, ku mori pjesë edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Ministri bullgar i shëndetësisë, Kostadin Angelov, theksoi se qëllimi i këtij vendimi është solidaritet në drejtim të tejkalimit të krizës, të shkaktuar nga pandemia Covid-19.
“E kemi mundësinë e shitjes dhe të dhurimit të vaksina kundër Covid-19. Në atë kuptim, pas mbulimit të nevojave tona nacionale dhe nënshkrimit të marrëveshjeve përkatëse, do të sigurojmë vaksina për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.",- tha ministri i shëndetësisë, Kostadin Angelov.
Filipçe: Donacioni bullgar, një akt miqësor
Ministri i Filipçe e quajti këtë akt si miqësor të Bullgarisë, ndërsa me këtë donacion tha se do të arrihet që të vaksinohet 60 deri në 70% e popullsisë.
“Kjo është një moment i rëndësishëm për ne, veçanërisht kur të gjitha shtetet e botës tentojnë në çdo mënyrë për të ardhur deri tek vaksina, ndërsa vendet anëtare të BE-së e kanë këtë përparësi për të bërë marrëveshje direkte me prodhuesit, kjo është një mënyrë e rëndësishme për ne për të arritur sa më herët tek sasia e vaksinave për t’u vaksinuar jo vetëm popullata e njërit shtet, por edhe të të gjitha shteteve fqinje, e cila është e rëndësishme për mbarë procesin që të arrihet deri tek imuniteti kolektiv.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Borisov: Donacioni, me zemër të pastër e pa prapavijë
Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, tha se ky veprim nga ana bullgare nuk ka ndonjë prapavijë dhe se bëhet në shenjë të fqinjësisë, ndërsa u shpreh optimist se edhe çështja e integrimit të Maqedonisë do të zhbllokohet gjatë vitit të ardhshëm.
“Këtë e bëjmë me zemër të pastër, pa qëllime pas kuintave, e bëjmë për fqinjët tanë më të afërt. Shpresojmë që vitin e ardhshëm me Zaharievan dhe Karakaçanovin do të gjejmë zgjidhje të përbashkët për integrimin e RMV-së në BE, ashtu siç e mbështetëm në NATO. Kështu që asgjë e tmerrshme nuk ka ndodhur, është çështje e vullnetit politik nga të dy palët për të arritur atje.",- u shpreh kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.
Sipas informacioneve nga autoritetet shëndetësore në Republikën e Bullgarisë, së pari në Sofje do të arrijë vaksina në Pfizer, pastaj në Moderna, pastaj në Astra Zeneka. Pos donacionit nga Republika e Bullgarisë, Maqedonia gjithashtu siguroi vaksina përmes mekanizmit Covax. Bashkimi Evropian ka siguruar 400 milion vaksina për shtetet anëtare dhe 100 milion shtesë për vendet jo BE, të cilat mund të ndërmjetësohen nga vendet anëtare. Deri më tani, Polonia dhe Greqia i kanë ofruar këtë lloj ndihme Maqedonisë së Veriut.
ZEKIRJA MEXHITI
