Maqedoni

KShPK do të hetojë rastin me zyrën ligjore të Shilegovit

22.12.2020 15:24

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të hetojë pretendimet nëse Qyteti i Shkupit...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të hetojë pretendimet nëse Qyteti i Shkupit ka lidhur një marrëveshje me Zyrën për Shërbime Ligjore të kryetarit, Petre Shilegov, njoftoi kryetarja e Anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska.
 
"Lidhur me pretendimet që kemi dëgjuar përmes mediave, se Qyteti i Shkupit ka lidhur një marrëveshje me Zyrën për Shërbime  Ligjore, KSHPK vendosi të hetojë këtë rast dhe të konfirmojë ose mohojë pretendimet dhe do të informojë publikun, sepse është një çështje e ndjeshme. Sa i përket asaj nëse ai tani ka një kontratë me zyrën ligjore, pretendimet janë të pasakta, sepse kryetari i qytetit të Shkupit ka prishur kontratën.",- tha kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
 
Në këtë drejtim, Ivanovska sqaroi se KSHPK një herë ka konstatuar konflikt interesi lidhur me kontratën për shërbime këshillimi me Zyrën e tij për Shërbime Juridike, por çështja është mbyllur, pasi ai ka ndërprerë kontratën.
 
“KSHPK ftoi kryetarin e qytetit dhe i sqaroi se në përputhje me nenin 44 të Ligjit, një zyrtar mund të gjenerojë të ardhura nga veprimtari shkencore, mësimore, kulturore, artistike dhe sportive, si dhe të ardhura nga e drejta e autorit dhe veprimtari të tjera, por jo edhe nga shërbimet e këshillimit. Kryetarit të qytetit iu dorëzua vendimi i KSHPK-së për konflikt interesi dhe ai veproi në bazë të tij, prishi kontratën me Zyrën për Shërbime Ligjore, na informoi për këtë, pas së cilës KSHPK mbylli çështjen.”,- tha kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
 
Ndryshe, nga Anti-korrupsioni njoftuan se vendimi i qeverisë për të emëruar Bojan Lazarevskin ushtrues detyre, drejtor të Agjencisë së Filmit, është e diskutueshme, pasi që i njëjti person është edhe anëtar i Këshillit drejtues të këtij institucioni. Vladimir Georgiev, anëtar i KSHPK-së, tha se ky vlerësim është bërë në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesave.
 
NAIM RAMADANI