Maqedoni
IShP: Zvogëlohet numri i të infektuarve dhe të vdekurve
22.12.2020 16:06
Në vend është zvogëluar numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga Kovid-19....

Në vend është zvogëluar numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga Kovid-19. Javën e kaluar, përkatësisht prej 14 deri më 20 dhjetor, në vend janë regjistruar 4585 raste pozitive, apo 16,9% më pak në krahasim me një javë më parë. Siç bëjnë të ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesa më e madhe e të infektuarve, apo 42%, janë nga Shkupi. Sa i përket përqindjes së rasteve pozitive në krahasim me numrin e testimeve arrin në 29,3%, që paraqet ulje për 5,5% në krahasim me një javë më parë.
Sa u përket grupmoshave, pjesa më e madhe e të infektuarve janë mbi 60 vjeç, apo 29%. Të grupmoshës 50 deri në 59 vjeç janë 19,3% e të infektuarve, të grupmoshës 30 deri në 39 vjeç janë 17,7%, të grupmoshës 40-49 janë 17,5% e të infektuarve, nga 20 deri në 29 vjeç 11,1 % e të infektuarve, ndërsa përqindja më e ulët janë grupmosha prej 0-9 vjeç me 1,3%, derisa prej 10-19 vjeç janë 3,9% e të infektuarve. Numri i të shëruarve në këtë periudhë arrin në 4513 persona, apo 15,1% më pak se një javë më parë. Po ashtu 159 persona kanë humbur jetën, që paraqet ulje për 8,6% në krahasim me një javë më parë. Pjesa më e madhe e të vdekurve, apo 131 prej tyre, kanë qenë të moshës mbi 60 vjeç, 17 persona që kanë ndërruar jetë janë prej 50 deri në 59 vjeç, 8 të grupmoshës 40 deri në 49 vjeç dhe tre të vdekur nga Kovid-19 kanë qenë të grupmoshës 30 deri në 39 vjeç.
REJHANE BUSHI METAJ
