Maqedoni
“Ecoguerilla”, marshi protestues “Ajër për Tetovën”
14.11.2014 14:47
Në Sheshin “Iliria” në Tetovë, do të mbahet sërish marshi protestues “Ajër për Tetovën”...

Organizatore e protestës është Shoqata Joqeveritare “Ecoguerilla”.
Protesta do të fillojë nga Sheshi “Ilirida”, ndërsa pritet të përfundojë tek rrethi i marketit “VERO”.
“Eja edhe ti protesto për të mbrojtur shëndetin tënd!”, është motoja e kësaj proteste, e cila ka për qëllim mbrojtjen e ajrit, sidomos në rajonin e Pollogut, nga gjiganti më i madh industrial “Jugohrom”.
