Maqedoni

O. H. “Kalliri i Mirësisë”, drunj për ngrohje dhe batanije për nevojtarët

22.12.2020 17:19

O. H. “Kalliri i Mirësisë”, si çdo sezon të dimrit, edhe këtë vit vazhdon me shpërndarjen e drunjve për ngrohje...

O. H. “Kalliri i Mirësisë”, si çdo sezon të dimrit, edhe këtë vit vazhdon me shpërndarjen e drunjve për ngrohje dhe batanijeve për familjet në nevojë. Prioritet kanë familjet me jetimë, thonë nga kjo organizatë.
 
“Nga ky aktivitet do të përfitojnë 270 familje nga 3m3 drunj dhe nga tri batanije. Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me organizatën partnere islamike. Fillimisht pjesa e parë e drunjve do të bëhet në Shkup, pastaj edhe në qytete tjera.”,- tha nënkryetari i O. H. “Kalliri i Mirësisë”, Nexhat Lika.
 
Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, javën e ardhshme, do të fillojë të ndajë edhe pako ushqimore për familjet në nevojë.
 
Deri më tani janë siguruar 500 pako ushqimore, ndërsa fushata ende është e hapur  dhe  çdokush që ka mundësi, mund të kontribuojë, thonë nga kjo organizatë humanitare. 
 
REJHNAE BUSHI METAJ