Maqedoni

MPJ, 25 vjetori i marrëdhënieve diplomatike me ShBA-të

22.12.2020 18:07

SHBA-të ishin dhe mbeten përkrahësit më të mëdhenj të integrimit euroatlantik të vendit...

SHBA-të ishin dhe mbeten përkrahësit më të mëdhenj të integrimit euroatlantik të vendit, theksojnë zyrtarët amerikanë në 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Maqedonisë.
 
Nuk ka përfunduar integrimi euroatlantik deri në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, theksojnë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. 
 
“Përkrahja jonë për rrugën tuaj euroatlantike mbetet e pandryshuar, përkrahja jonë në institucionet ndërkombëtare mbetet e pandryshuar dhe ajo do të vazhdojë.”,- tha zëvendës-ndihmës sekretar shtetëror për Evropën, Filip Riker.
 
“E përkrahim anëtarësimin e RMV-së në BE, personalisht jam krenare që mund të isha pjesë e përforcimit të marrëdhënieve tona në 25 vitet e kaluara.”,- tha ambasadorja e SHBA-ve, Kejt Meri Bërnz.
 
Marrëdhëniet me SHBA-të në këto 25 vite vazhdimisht kanë qenë të mira dhe miqësore, vlerësoi me këtë rast ministri i jashtëm, Bujar Osmani. 
 
“Marrëdhëniet diplomatike mes vendeve tona gjatë çerek shekullit të kaluar gjithmonë kanë qenë të ngrohta dhe miqësore të bazuara mbi vlerat e përbashkëta dhe partneritetin strategjik. Me anëtarësimin tonë në NATO ky partneritet është shndërruar edhe në Aleancë. RMV nuk ka alternativë tjetër përveç ardhmërisë euro atlantike të vendit tonë. Mbetemi tërësisht të përkushtuar në realizimin e këtij qëllimi.”,- tha Osmani.
 
Me rastin e 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut publikoi pullën postare e cila përmban flamujt e dy vendeve.
 
SANIJE DURAKU