Maqedoni

Kovid-19, 26 të vdekur, 758 të infektuar e 944 të shëruar

22.12.2020 18:30

Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 26 qytetarëve të vendit, ndërsa janë regjistruar edhe 758 raste të reja...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer 2562 testime, nga të cilët janë regjistruar 758 të infektuar të rinj, 324 prej të cilëve në Shkup.

Numri i të shëruarve edhe sot ka qenë më i lartë se numri i të infektuarve, përkatësisht janë shëruar 944 persona. Sa u përket 26 të vdekurve, 7 janë nga Shkupi, në mesin e të cilëve edhe një person i moshës 42 vjeçare, pesë nga Prilepi, katër nga Ohri, nga dy në Kumanovë, Manastir dhe Kërçovë, si dhe nga një në Strugë, Shën Nikollë dhe Negotinë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 79190, prej të cilëve 56099 janë shëruar, 2340 kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 20751 persona.