Maqedoni

Pakoja e katërt ekonomike, qytetarëve iu nda ndihma prej 6000 denarësh

22.12.2020 18:49

Në llogaritë e 283 mijë qytetarëve qeveria ka transferuar ndihma prej 6000 denarësh si pjesë e pakos së katërt ekonomike...

Po ashtu rreth 70.000 qytetarë kanë paraqitur ankesa me pretendimin se i plotësojnë kushtet, por nuk janë pjesë e listës së qeverisë.

Nga Qeveria sqarojnë se ankesat që arrijnë në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë janë duke u shqyrtuar në mënyrë aktive.

Ankesat e qytetarëve që janë pranuar, të dhënat e tyre do të përditësohen dhe publikohen në faqen e internetit “Blej produkte vendore”.

Prindërit e vetëm dhe artistët do t’i marrin paratë deri në fund të kësaj jave pasi listat me emrat e tyre ende nuk kanë përfunduar. Megjithëse fillimisht paratë ishin të dedikuara për “Blerjen e produkteve vendore”, qeveria ka ndryshuar vendimin dhe qytetarët mund të blejnë produktet që dëshirojnë dhe pa limit kohor.

Qytetarët që kanë kartela, paratë mund t’i tërheqin edhe nga bankomatet.