Botë
Shqipëri, 13 të vdekur e 389 të infektuar; Kosovë, 10 të vdekur e 137 të infektuar
22.12.2020 19:04
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 389 raste të reja me Kovid-19...

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 389 raste të reja me Kovid-19 ndërsa 13 persona kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 persona.
Po ashtu janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë, 10 viktima dhe 137 raste të reja me virusin Korona janë regjistruar në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se janë kryer gjithsej 841 testime.
Po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar 382 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 49,306, persona prej të cilëve 1272 pacientë kanë vdekur 37,155 janë shëruar, ndërsa ka edhe 10879 raste aktive.
